Balancat brenda Big-ut të Kosovës kanë marrë një kthesë të papritur. Pas tensioneve dhe përplasjeve të mëparshme, Alba dhe Bia kanë lënë pas keqkuptimet dhe janë afruar, duke u shndërruar në shoqe të ngushta brenda shtëpisë.
Ndërkohë, Limi ka nisur hapur një romancë me Dolçen. Dyshja shfaqen gjithnjë e më shpesh në momente intime, duke u puthur dhe përqafuar në ambientet e përbashkëta të shtëpisë, madje edhe në sy të Albës.
Këto skena duket se e kanë rënduar emocionalisht banoren, e cila nuk e fsheh më gjendjen e saj dhe shpesh shpërthen në lot për shkak të ndjenjave që ende ka për Limit.
Në këto momente të vështira, Bia ka qenë pranë Albës. Ajo e ka ngushëlluar, i ka qëndruar afër dhe i ka dhënë mbështetje emocionale, duke i thënë hapur: “Jam shoqja jote.” Bia e këshillon të ruajë qetësinë dhe të mendojë për veten, duke treguar se raporti mes tyre tashmë ka kaluar në një tjetër nivel, atë të solidaritetit dhe miqësisë.


