Vetëm pak ditë më parë u bë e ditur se Alaudin Hamiti i është nënshtruar një ndërhyrjeje shëndetësore, për të cilën ka qëndruar i shtruar në spital.
Gjendja e tij ka qenë stabile dhe nën mbikëqyrje mjekësore.
Pavarësisht kësaj, Hamiti ka konfirmuar se sonte do të rikthehet në spektakël.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë përmes një postimi në Instagram, duke treguar se është gati për angazhimet e radhës.


