Gjesti e paralajmëron rikthimin me një video shumë emocionuese që preku të gjithë në shpirt

Pas një periudhe të gjatë heshtjeje, Gjesti është lajmëruar më në fund publikisht, duke prekur zemrat e ndjekësve të tij.

Përmes një mesazhi emocional, ai ka falënderuar të gjithë fansat dhe dashamirët që i kanë qëndruar pranë atij dhe familjes së tij në një nga momentet më të vështira të jetës, humbjen tragjike të vëllait.

Artisti ka shprehur mirënjohjen e thellë për mbështetjen gjatë kësaj kohe të rëndë.

Në të njëjtin mesazh, Gjesti ka uruar edhe Vitin e Ri. Ajo që ka ngjallur më shumë interes është zbulimi i tij se në muajin janar do të rikthehet aty ku e ka vendin, në muzikë.