Lejlës i ndodh edhe kjo, ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe sapo ka dal nga spitali

Lela Seferi, ish-banore e edicionit të tretë të “BBVK”, ka bërë të ditur se ka kaluar ditë të vështira për shkak të problemeve shëndetësore.

Ajo ka publikuar disa pamje ku tregon se ka qenë e shtruar në spital dhe është trajtuar nga mjekët.

Pas përfundimit të trajtimit, Seferi është liruar nga klinika dhe ka ndarë një foto të bërë në ashensor, duke treguar momentin e daljes.

Në pamje ajo shfaqet e veshur thjeshtë, teksa kthehet drejt shtëpisë.