Në rrjetet sociale ditëve të fundit është shpërndarë gjerësisht një fotografi që ka nxitur spekulime rreth jetës private të banorit të “Big Brother VIP Kosova 4”, Labinot Rexha.
Në disa prej komenteve dhe postimeve është pretenduar se ai ka një fëmijë jashtëmartesor, duke krijuar konfuzion të madh dhe reagime të ndryshme nga ndjekësit e programit
Përballë këtyre zërave, bashkëshortja e tij, Laureta Hoxha, ka dalë publikisht për të sqaruar situatën dhe për të mohuar kategorikisht të gjitha pretendimet që po qarkullojnë.
Ajo shpjegoi se e gjithë kjo zhurmë është rezultat i një keqkuptimi të plotë, i cili ka lindur për shkak të përputhjes së mbiemrit “Rexha” mes Labinotit dhe një personi tjetër të përfshirë në rast.
Laureta tregoi se nëna e fëmijës që po përmendet në rrjete nuk ka asnjë lidhje me Labinotin, por e ka kontaktuar atë vetëm sepse po kërkonte të gjente babain biologjik të fëmijës së saj dhe i ishte dukur se Labinoti mund ta ndihmonte për shkak të mbiemrit të njëjtë.



