Vajza e Albatrit Muçiqit si fëmijë i reklamave, po ia “vjedh” zemrat publikut

Këngëtari Albatrit Muçiqi dhe bashkëshortja e tij janë mjaft aktivë në rrjete sociale, ku herë pas here publikojnë momente nga jeta familjare.

Edhe fëmijët e tyre nuk janë të panjohur për publikun, pasi çifti shpesh ndan fotografi të tyre.

Së fundi, bashkëshortja e këngëtarit ka publikuar një foto të vajzës, e cila ka tërhequr vëmendje për pamjen e saj të ëmbël.

Vogëlushja duket si e dalë nga setet profesionale të fotografisë, me një prezencë që ngjan me atë të fëmijëve të reklamave.