Leonora Jakupi, opinionistja e sezonit të katërt të “Big Brother VIP Kosova”, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.
Pas emocioneve të forta javën e kaluar, kur u përlot teksa fliste për temën e divorcit dhe ndikimin tek fëmijët, këngëtarja ka trazuar sërish rrjetet sociale.
Sot, ajo publikoi një fotografi ku duket se ndodhet jashtë Kosovës, dhe kjo mjaftoi që ndjekësit të nisin dilemat: A do të jetë Leonora sonte në prime?
As produksioni, as vetë këngëtarja nuk kanë dhënë ndonjë shenjë për pjesëmarrjen e saj në spektaklin e mbrëmjes, shkruan “Kosovarja”.



