Elijona tregon se ku e mori forcën para se të futej në Big Brother, shpërthen në lot

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Elijona ka shpërthyer në lot nga mërzia për nënën dhe motrën e saj të ndjerë.

Ajo në një bisedë me Hygertën ka thënë se saherë që shkon të varret e tyre, mërzitet edhe më shumë.

Madje, u shpreh se ditën që u bë banore e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, ishte te varrezat.

“Para se me ardh këtu, në të njëjtën ditë kam shkuar tek varrezat edhe kam marrë forcë”, u shpreh ajo.