Skena aspak e zakonshme kanë ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4, ku tensionet mes banoreve femra po rriten që në ditët e para.
Një video që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale tregon Benita Zenën, e cila afrohet te krevati i Eljonës ndërkohë që ajo ndodhet aty, duke bërë një veprim që ka habitur publikun.
Sipas pamjeve, Benita, e irrituar, dëgjohet duke thënë:
“Ç’është kjo erë e keqe këtu? Eljonë, pse nuk lahesht?!”
Disa sekonda më pas, ajo hap një shishe parfum dhe e spërkat krevatin e Eljonës, duke krijuar një situatë të sikletshme dhe konfliktuale.
Pranë Benitës shihet edhe Alba, e cila duket se e mbështet veprimin e saj, duke qeshur dhe duke bërë komente nën zë.
Videoja po bën xhiro, dhe duket se kjo do të jetë një nga konfliktet e para të mëdha të këtij edicioni.


