Xheneta dhe Gjesti bashkë në një projekt — emocionet e saj janë të veçanta, aq sa në disa momente shihet duke qarë.

Xheneta së fundmi ishte pjesë e projektit muzikor të Adrit dhe Iliranës, ku spikati me paraqitjen e saj të ndjeshme.

Në një videolive, bukuroshja ka zbuluar se gjatë xhirimeve kishte me vete bluzën e Gjestit, duke treguar një lidhje të veçantë emocionale me të.

Gjatë projektit, ajo u komentua gjerësisht për emocionet e forta që përcolli, teksa lotët nuk i ndaloheshin ndërsa shtrëngonte bluzën e Gjestit në duar.