Pas 10 viteve martesë ndahet nga bashkëshorti  Neda Balluku, arsyeja e ndarjes është për t’u çuditur

Drama në showbiz! Opinionistja e njohur Neda Balluku ka kërkuar zyrtarisht divorcin nga bashkëshorti i saj, Ogren Balluku, vëllai i ministres Belinda Balluku, duke i dhënë fund një martese dhjetëvjeçare që dikur u konsiderua ndër më të qëndrueshmet e ekranit.

Burime për VoxNews.al bëjnë me dije se kërkesa për divorc është dorëzuar këtë të hënë në gjykatë, pas muajsh të tërë krize mes çiftit.

Romanca e tyre nisi në vitin 2010 brenda shtëpisë së “Big Brother Albania”, ku u njohën si konkurrentë, ndërsa dashuria e ekranit u kthye në martesë në vitin 2015. Nga kjo lidhje kanë dy djem, Serzh dhe Zai dhe vajzën Suzie Ann.