E rëndë: I ra të fikët në një lokal ku shkoi për të ngrënë buk, vdes në lule të rinisë Filloreta Çitaku

Gruaja që vdiq të hënën pasi iu përkeqësua gjendja shëndetësore në një lokal në Prishtinë është Filloreta Çitaku.

Siç ka mësuar Klankosova.tv ajo u dërgua me urgjencë në QKUK, mirëpo pavarësisht intervenimit mjekësor, nuk arriti të mbijetojë.

“Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”,  është thënë sot në raportin 24-orësh të Policisë.