E dhimbshme: Albin Kurtit i vdes daja – varrimi i tij bëhet nesër

Ka ndërruar jetë daja i kryeministrit në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurtit.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur djali i dajës së tij, duke njoftuar varrimi i të ndjerit bëhet nesër në ora 13:00.

“Me dhimbje të madhe njoftohet se ka ndërruar jetë Jusuf (Zahir) Tahiri, baba i Glauk dhe Edon Tahirit.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku kanë shprehur pikëllimin e tyre të thellë për humbjen e babait dhe njeriut të dashur”.

“Varrimi i të ndjerit do të mbahet nesër, të enjten, në orën 13:00, pas namazit të drekës, në varrezat e qytetit në Dragodan.

Familja Tahiri falënderon të gjithë miqtë, të afërmit dhe bashkëqytetarët për ngushëllimet dhe përkrahjen në këto momente të rënda”.

“I ndjeri Jusuf (Zahir) Tahiri do të kujtohet gjithmonë për mirësinë, urtësinë dhe dashurinë që ka treguar ndaj familjes e miqve gjatë gjithë jetës së tij”, thuhet tutje në njoftim.