Kjo video e Gjestit me vëllan e tij po na e këput shpirtin, sa shumë qenkan dashur dy vëllezërit

Këngëtari i njohur Gjesti ka humbur vëllain e tij në një aksident tragjik, një ngjarje që ka tronditur opinionin publik dhe botën e artit.

Lajmi i hidhur është përhapur me shpejtësi, duke sjellë dhimbje të madhe te familja, miqtë dhe fansat e artistit.

Në rrjete sociale po qarkullon një video e realizuar disa vite më parë, ku Gjesti shfaqet krah për krah me vëllain tashmë të ndjerë, shkruan “Kosovarja”.

Pamjet, të mbushura me dashuri dhe energji pozitive, po rikthejnë emocione të forta dhe po prekin zemrat e mijëra ndjekësve.