Ditën e djeshme ka ndërruar jetë tragjikisht Eldion Kelmendi, vëllai i Gjestit, si pasojë e një aksidenti të rëndë në Pejë
Lajmi i hidhur ka tronditur opinionin publik, ndërsa shumë figura të njohura kanë shprehur ngushëllimet e tyre të përzemërta për Gjestin dhe familjen Kelmendi, shkruan “Kosovarja”.
Pak muaj më parë, gjatë pjesëmarrjes së tij në ‘Big Brother VIP Albania’ ku doli edhe fitues, Gjesti kishte folur me emocion për familjen, dhe në veçanti për vëllain e tij.
Në një moment të sinqertë e të ndjerë, ai u shpreh “Kom me bo për ta deri sa t’hy n’dhe. Kom me bo veç për ta, ma shumë.”