Një tragjedi e rëndë ka goditur familjen e reperit të njohur Gjesti.
Vëllai i tij, Eldion Kelmendi, ka ndërruar jetë ditën e djeshme pas një aksidenti me motor në fshatin Treboviq të Pejës.
Lajmi ka tronditur opinionin publik dhe komunitetin artistik, të cilët kanë shprehur dhimbjen e tyre për humbjen e parakohshme.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, është bërë me dije se ceremonia e varrimit do të mbahet sot, më 27 shtator, në ora 17:00, në varrezat e fshatit Pavlan të Pejës.