Vëllai i Gjesti ka humbur jetën sot në një aksident të rëndë trafiku në Pejë
.
Banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, por edhe të Big Brother Vip Kosova”, janë prekur nga lajmi për ndarjen nga jeta të vëllaut të këngëtarit Gjesti.
Ata kanë shprehur ngushëllime dhe solidaritet me të në këtë moment të rëndë, duke e cilësuar humbjen si të dhimbshme jo vetëm për familjen e tij, por edhe për gjithë ata që e njohin.
Reagimet kanë qenë të ngrohta dhe të mbushura me emocion, ku bashkëbanorët kanë treguar se janë pranë Gjesti-t me mendime e lutje në këtë periudhë të vështirë.