Babë e bijë, Mevlani po kujdeset veç vetë për vajzën e vet, nuk do ta besoni sa qenka rritur për kaq pak muaj

Ish-banori i “Big Brother VIP Kosova”, Mevlan Shaba, po shijon çdo moment si baba pçr herë të parë.

Këngëtari ka një vajzë të quajtur Mei, e cila së fundmi ka mbushur 4 muaj, shkruan “Kosovarja”.

Për këtë rast të veçantë, Mevlani ka ndarë me ndjekësit një video ku shihet duke dekoruar ambientin për të bërë fotografi të vogëlushes.


Ky moment i veçantë tregon dashurinë dhe përkushtimin e Mevlanit si baba, teksa vazhdon të ndajë me fansat çdo hap të jetës së tij familjare.