Fatmir Limaj po e përcjellë vajzën tek burri, nuk do t’i mbani lotët me fjalët që ia tha babai në kanagjegjin e saj

Sonte është një natë e veçantë për familjen e kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.ç

Vajza e tij më e vogël, Leonita, po martohet, dhe me këtë rast familja Limaj ka organizuar një kanagjegj tradicional, i mbushur me emocione dhe atmosferë festive.

Për këtë moment të rëndësishëm në jetën e vajzës së tij, Limaj zgjodhi të shfaqet i veshur me uniformën e veteranit të UÇK-së, një gjest simbolik që përfaqëson rrugëtimin e tij si pjesë e historisë së vendit dhe si baba krenar.

Me uniformë dhe emocione të thella, ai u pa mes mysafirëve, duke përcjellë mesazh force, nderimi dhe dashurie për familjen.