Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, zakonisht shihet serioze dhe e kuruar në çdo dalje publike.
Por një foto e fundit që po qarkullon në rrjetet sociale e tregon Albulenën me veshje sportive dhe kapele në kokë. Pamja e re i jep asaj një frymë të freskët dhe rinore, që nuk e kishim parë më parë, shkruan “Kosovarja”.
Edhe pse pozicionimi politik i kërkon seriozitet, Albulena ka treguar se di të kombinojë autoritetin me stilin e thjeshtë dhe të rehatshëm.

Një pamje që ndoshta do t’i japë një tjetër dimension imazhit të saj publik.


