Këngëtarja e njohur shqiptare, Remzie Osmani, ka festuar ditëlindjen, dhe ndër urimet më të veçanta që mori ishte ai nga nusja e djalit të saj. Në një postim në rrjetet sociale, nusja e djalit Remzies, Gëzimja ka ndarë një foto të bukur me vjehrrën, duke e shoqëruar me fjalë plot dashuri:
“Urime ditëlindjen Mam! Je inspirim për ne dhe jemi me fat që të kemi në jetën tonë.”
Ky urim i ndjerë ka prekur zemrat e ndjekësve dhe tregon për marrëdhënien e ngushtë mes Remzies dhe nuses së saj. Familja Osmani vazhdon të jetë shembull i harmonisë dhe dashurisë në publikun shqiptar. 


