Engjëllusha e mërzitur që s’mundi të shkojë në fejesën e mbesës, i përloti të gjithë me fjalët për të

Engjëllusha Salihu ka prekur ndjekësit me një urim shumë emocional për mbesën e saj, Elira Martinaj, e cila është fejuar me Albi Humollin. Edhe pse nuk ishte e pranishme në këtë moment të veçantë, këngëtarja e njohur ka ndarë një foto nga ceremonia e fejesës në rrjetet sociale, duke shprehur dashurinë dhe krenarinë e saj për çiftin e ri.

“💚 Shumë urime zemra 💚”, ka shkruar Engjëllusha në Instagram, duke shtuar edhe emoji me lot gëzimi, që tregojnë emocionet e saj të thella për këtë ditë të paharrueshme në jetën e Elirës.

Në fotografi, Elira duket rrezëllitëse me një fustan elegant ngjyrë jeshile, ndërsa Albi, i veshur në të bardha, i dhuron asaj unazën e fejesës në një ambient romantik të mbushur me lule.