Këngëtarja e njohur Engjëllusha Salihu ka habitur ndjekësit me postimin e fundit në Instagram, ku shihet duke shijuar një drekë luksoze jashtë shtëpisë, ndërsa në sfondin e rrjeteve sociale po përflitet për një “refuzim të heshtur” për të gatuar në shtëpinë e bashkëshortit.
Burime pranë çiftit bëjnë me dije se Engjëllusha ka zgjedhur të mos merret me punët e shtëpisë, përfshirë edhe kuzhinën, duke e lënë të gjithë përgjegjësinë mbi supet e vjehrrës. Ndërkohë, ajo vet del, ha jashtë dhe ndan momente relaksi me ndjekësit.
Ky veprim ka ndezur diskutime në rrjete sociale, ku shumë gra e kanë parë si një “akt rebelimi modern”, ndërsa të tjerët e kanë kritikuar për mungesë respekti ndaj traditës dhe familjes së burrit.
Engjëllusha nuk ka reaguar ende publikisht për komentet, por duket se po e shijon jetën në mënyrën e saj – pa kompromise.


