Dashuria mes Elira Martinajt dhe Albi Humollit ka hyrë në një kapitull të ri, teksa çifti ka ndarë me ndjekësit e tyre momentin e veçantë të fejesës. Elira, e njohur si mbesa e këngëtares së njohur Shyhrete Behluli, ka pranuar propozimin për martesë nga partneri i saj, Albi Humolli, gjatë pushimeve të tyre verore në Saint-Tropez.
Në një ambient përrallor mes lulesh dhe gjelbërimit, Albi u ul në gjunjë dhe i dhuroi Elirës unazën e fejesës, duke kurorëzuar me emocione dhe dashuri një histori të ndërtuar me përkushtim. Reagimi i Elirës ishte plot gëzim, ndërsa momenti u dokumentua me disa fotografi mahnitëse që tashmë kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale.
“Një jetë e tërë me këtë,” shkroi Elira në një postim prekës, duke konfirmuar se ka thënë “po” me gjithë zemër.
Albi Humolli vjen nga familja e njohur Humolli, e cila është e pranishme në fushën e biznesit, ndërsa lidhja e tyre është komentuar shpesh për elegancën dhe harmoninë që e karakterizon.
Në mesin e detajeve që tërhoqën vëmendjen ishte edhe unaza e fejesës – një gur i çmuar i vendosur mbi një dizajn elegant dhe klasik, qe përfaqëson premtimin për një dashuri të përjetshme
.



