Prej spitalit në plazh, Xheneta i vë flakën rrjetit në Instagram me këto pamje

Ish finalistja e BBVK, Xheneta Fetahu, ka ndezur rrjetin me pozat e saj të fundit nga plazhi.

E veshur me bikini luksoze në ngjyrë të kuqe me logon e njohur të “Gucci”-t, ajo ka ekspozuar linjat e saj trupore perfekte, duke marrë vëmendjen e ndjekësve.

Fotografia e realizuar pranë pishinës, ku Xheneta shfaqet e relaksuar dhe plot vetëbesim, ka marrë qindra pëlqime dhe komente në rrjetet sociale.

Bukuroshja po shijon ditët e nxehta të verës, ndërsa fansat nuk ngurrojnë t’i komplimentojnë për pamjen dhe stilin e saj.