Këngëtari i njohur Robert Berisha ka befasuar ndjekësit e tij në Instagram me një postim të veçantë, ku shfaqi dy dashuritë më të mëdha të jetës së tij – vajzat Arona dhe Renee.
Në një foto të publikuar, dy vajzat shihen të ulura në një kolltuk, të përqendruara në telefonat e tyre.
Roberti e ka shoqëruar imazhin me mbishkrimin plot dashuri: “qikat e babushit ”, një shprehje që tregon qartë lidhjen e fortë emocionale që ai ka me ato.
Ky është një moment mjaft i rrallë për publikun, pasi edhe pse Roberti është mjaft aktiv në rrjete sociale, nuk është e shpeshtë që ai të publikojë të dy vajzat bashkë në një fotografi.



