Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 4”, Arsida Çerpja, ka folur së fundmi mbi reagimet që publiku ka në lidhje me Xhensila Myrtezaj për performancat dhe daljet e saj publike. Nëpërmjet një Story në Instagram ajo shprehu çudinë e saj në lidhje me kritikat që fansat kanë për të. Ajo tha:
Kam një pyetje shumë të rëndësishme për t’ju bërë. Përse Xhensila merr kaq shumë urrejtje në rrjetet sociale? Mund të mos na pëlqejë mënyra si kërcen, por nuk bën asgjë më shumë apo më ekstravagante se këngëtaret e tjera. Çfarë i irriton kaq shumë njerëzit dhe e masakrojnë?
Ish- konkurrentja gjithashtu ndau edhe disa nga komentet e njerëzve ku thoshnin se Xhensila nuk ka dashur të njihej si ajo vajza seksi por të njihej për talentin e saj. Disa të tjerë mendonin se si ajo e ka shitur veten e saj.
Mesa duket Arsida e mori përgjigjen e pyetjeve që ajo bëri duke dalë në konkluzionon se sot njerëzit nuk durojnë dot fallcitetin ose të qenurit e një personi që nuk je:
Mesa kuptova nga mesazhet, urrejtja (e pajustifikueshme për mendimin tim) vjen nga fakti që e ka shitur veten ndryshe në momente të ndryshme të jetës së vet. Nuk është as nga kërcimet as nga ekstravaganca. Sot njerëzit nuk durojnë më fallcitetin apo të qenuit e një personi që nuk je.