Prej vitesh, këngëtarja e njohur Mihrije Braha ka qenë në qendër të vëmendjes jo vetëm për karrierën e saj muzikore, por edhe për pamjen e jashtme.ç
Mediat dhe publiku vazhdimisht kanë komentuar linjat e saj dhe mungesën e rrudhave, duke e cilësuar si një ndër figurat publike që sfidon plakjen, shkruan “Kosovarja”.
Mihirija shpesh është pyetur për sekretin e bukurisë së saj rinore. Ajo vetë ka deklaruar se përdor produkte natyrale për kujdesin e lëkurës, por nuk e ka fshehur se edhe gjenet kanë luajtur një rol të rëndësishëm.
Për të gjithë ata që janë kureshtarë të shohin si ka qenë Mihirija në rininë e saj, ne sjellim një video të realizuar disa vite më parë, ku këngëtarja duket po aq e bukur dhe elegante sa edhe sot.