Këngëtarja e njohur Engji ka marrë pjesë për herë të parë në një dasmë në rolin e bashkëshortes, duke tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj të shkëlqyer. E veshur me një fustan të gjatë ngjyrë blu me shkëlqim dhe me flokë të stiluar në onde të gjata bionde, Engji ka rrezatuar hijeshi dhe vetëbesim.
Krah saj ka qenë bashkëshorti i saj, i cili është shfaqur i veshur me një kostum elegant në ngjyrë të errët, duke kompletuar pamjen e një çifti të përkushtuar dhe të dashuruar. Të buzëqeshur dhe të përqafuar pranë njëri-tjetrit, ata kanë pozuar përpara kamerës, duke reflektuar harmoni dhe dashuri.
Kjo paraqitje e Engjit shënon një moment të veçantë në jetën e saj personale, e cila vazhdon të mbetet në vëmendje të publikut si për karrierën muzikore, ashtu edhe për jetën familjare.