Anisa ka bërë një ndryshim që nuk kaloi pa u vënë re!
Ish banorja e Big Brother ka surprizuar ndjekësit me një look tërësisht të ri, duke zgjedhur ngjyrën kafe për flokët e saj, duke lënë pas ngjyrën e mëparshme të errët, një zgjedhje që i thekson edhe më shumë tiparet.
Ky ndryshim i ka dhënë një freski të re look-ut të saj dhe është pritur me shumë komplimente nga ndjekësit.
Me këtë transformim, ajo tregon edhe një herë se nuk ka frikë të eksperimentojë me stilin dhe di gjithmonë si të tërheqë vëmendjen.