Vetëm pak ditë pas martesës së shumëkomentuar, Engjëllusha Salihu – vajza e këngëtares së njohur Shyhrete Behluli – po vazhdon jetën e saj të re në mërgim. Por duket se ndryshimet s’kanë munguar!
Në disa pamje të fundit që po qarkullojnë në rrjet, Engjëllusha shihet me një stil të ndryshuar, duke u shfaqur më e plotë në fytyrë dhe trup, krahasuar me kohën kur ishte më aktive në skenë. Kjo ka bërë që ndjekësit të komentojnë se “mërgimi po i bën hajr”, ndërsa të tjerë po aludojnë për një shtatzëni të mundshme.
Ajo gjithashtu ka ndryshuar edhe stilin e veshjes, duke zgjedhur kombinime më të thjeshta, më të rehatshme, por gjithmonë me nuanca tradicionale dhe të përmbajtura – gjë që po interpretohet si përshtatje me jetën e re “te burri”, larg skenës dhe zhurmës së mediave.



