Edona Llalloshit i mbeti hatri që Teuta s’e thirri në dasëm, as kjo nuk do ta thërras në kanagjegjin e  çikës

Këngëtarja Edona Llalloshi ishte e përzgjedhura e familjes Rugova për të performuar në dasmën e Teuta Rugovës, vajza e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, e cila së fundmi kurorëzoi dashurinë e saj me Agron Gjeloshajn.

Por, pavarësisht dëshirës për të qenë pjesë e mbrëmjes dhe ndjesisë së nderit nga kjo ftesë, Edona e kishte datën tashmë të zënë me një angazhim të mëhershëm dhe nuk mundi të merrte pjesë.

Ajo përmes një shkrimi në ‘instagram’ ka uruar me të mirat për çiftin.