Shyhrete Behluli e përlotur në kanagjeqin e vajzës, Engjëllusha emocionon me fjalët e saj për ditën e madhe

Ditëve të fundit, kanagjeqi i Engjëllusha Salihut, vajzës së këngëtares së njohur Shyhrete Behluli mori vëmendje të veçantë në mediat rozë dhe rrjetet sociale.

Atmosfera festive, emocionet e mëdha dhe prania e shumë figurave të njohura nga jeta publike e bënë këtë ngjarje një prej më të komentuareve të javës.

Në “natën e çikave”, një nga momentet më të rëndësishme të kanagjeqit, prezente ishte edhe ekipi i emisionit Prive Klan Kosova, i cili sjell për publikun pamje ekskluzive dhe detaje që nuk u panë më parë.

Engjëllusha, e cila sot zyrtarisht u bë nuse, ndau me emocion ndjesitë e saj për këtë ditë të veçantë..

Videon me intervistën e saj dhe pamje nga festa, mund ta ndiqni më poshtë.