Ish bashkëshortja e Feros, Arbenita shijon darkë luksoze në krahë të dikujt tjetër (PAMJE)

Modelja dhe influencerja e njohur Arbenita Ismajli ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një moment të veçantë nga darka në një nga restorantet më elegante buzë detit, “Loulou Pirate”.

Në postim, Arbenita ka ndarë një tavolinë të zbukuruar me shumë stil, qirinj klasikë, gota vere ndërsa në sfond shihet një pamje e qetë dhe romantike e detit, shkruan Indeksonline.

Atmosfera e ngrohtë dhe intime që transmeton ky postim ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.