Tri ditë pas dasmës, dalin dhe flasin Engji e Mërgimi – kanë disa fjalë për dasmorët e krejt shqiptarët

Më 12 korrik 2025, Engji dhe partneri i saj  Mërgimi kurorëzuan dashurinë e tyre me një dasmë madhështore, e cila u mbajt në ambientet luksoze të Dardania Palace. Çifti i sapomartuar, të rrethuar nga familjarë, miq dhe mysafirë të shumtë, shijuan një natë magjike të mbushur me dashuri, këngë dhe valle tradicionale shqiptare.

Engji shkëlqeu me një fustan përrallor të bardhë, ndërsa dhëndri u shfaq elegant me kostum klasik. Në atmosferën e ngrohtë dhe festive, nuk munguan momentet emocionuese e as performancat artistike që e bënë mbrëmjen të paharrueshme për të gjithë të pranishmit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Engji falënderoi të gjithë për urimet dhe dashamirësinë e treguar, duke e cilësuar këtë si “natën më të bukur tonën”. Ajo dhe bashkëshorti i saj i uruan të gjithëve shëndet dhe gëzim, duke shprehur mirënjohje për përkrahjen.

Dasma u realizua me përkushtim nga profesionistë të njohur si @norikuka, @classdecor._, @engjellushasalihu, @salloninjomza dhe të tjerë, që kontribuan në një organizim të mrekullueshëm.

Ajo falenderoj të gjithë adhuruesit e muzikës së saj për urimet e përzemërta, me postimin e mëposhtëm: