Engjëllusha Salihu si rrallë herë publikon foto me të fejuarin e saj, shfaqen në këtë gjendje

Këngëtarja e njohur Engjellusha Salihu ka ndarë me ndjekësit e saj një moment të veçantë në krahët e të dashurit.

Në një foto të publikuar së fundmi, ajo shihet duke e përqafuar partnerin e saj me një buzëqeshje të madhe në fytyrë, teksa të dy pozojnë para një pamjeje të mrekullueshme nate.

Me një xhaketë të zezë lëkure dhe flokët e lëshuara, Engjellusha duket e thjeshtë, por shumë e bukur, ndërsa mbishkrimi i fotos “3 ∞” ka shtuar dyshimet se çifti po feston një përvjetor të rëndësishëm të lidhjes së tyre.

Fansat kanë vërshuar me komente pozitive duke i uruar çiftit dashuri dhe lumturi të përhershme.

https://www.youtube.com/watch?v=9QSnLkh6Jek