Rina përjetoi tmerrin nga burri i saj, në gjendje të rëndë kishe kërkuar ndihmë në këtë vend – ja çka I thanë ata

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në Prishtinë, saktësisht të “Rruga B”.

Një person ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marrë nga thika, ku fillimish ka therur me thikë të dashurën e tij e më pasë e ka qëlluar vetën.

IndeksOnline ka mësuar se bëhet fjalë për Festim Isufin dhe Rina Maloku.

Klankosova.tv merr vesh se pas plagosjes, Rina ka kërkuar ndihmë në një ordinancë dentare, ku dhe i është ofruar ndihma.

Sipas dëshmitarëve ajo ka dalë e përgjakosur prej banesës dhe ka pranuar ndihmën e parë.

Rastin e ka konfirmuar, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 15:00 është raportuar për dy persona të lënduar në një ndërtesë në rrugën “B” në Prishtinë.

Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave të rastit.

Në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e njërit prej  personave të lënduar, mashkull, 34 vjec, ndërsa e lënduara femër, 30 vjeçare është dërguar për tretman mjekësor. Mbështetur në të dhënat fillestare, dyshohet se personat kanë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë, dyshohet thikë”, ka thënë Ahmeti.