“Më pështyjë në fytyrë, unë kam abortuar”, çifti i përgjigjen thashëthemeve.
Gjatë këtyre ditëve ka pasur spekulime të shumta në lidhje me Eglin dhe Gjestin.
Kjo e para ka deklaruar se prindërit e Gjestit për shkak të emocioneve, pas finales së madhe, kanë qenë të emocionuar, në publik, sipas saj, takimi me tyre është parë si i “ftohët” por nuk qëndron ashtu.

Po ashtu, ajo ka mohuar edhe akuzat e Gent Ferrës se para se të hynte në Big kishte lënë një lidhje jashtë.
Ndërkaq për ish të dashuren e Gjestit, ky i fundit ka thënë se pas daljes nuk kanë patur kontakt.
“Është thënë që dola nga shtëpia për të abortuar sepse kisha ngelur shtatzënë brenda në shtëpi”.
“Unë kam dëgjuar çdo lloj fëlliqësie dhe çdo lloj llumi të dalë nga goja e njerëzve për mua, njerëz që sot kur kalojnë koridoret e Top Channel-it më thonë ‘je një Diva dhe më fal për ato që kam thënë për ty, por ashtu duhej të flisnim.’”


