Një 26 vjeçare, është privuar nga jeta dje pasi ka rënë nga një objekt në lagjen Lakrishë të Prishtinës në rrethana ende të dyshimta.
Gazeta Insajderi mëson se vajza që mbeti e privuar nga jeta është Xheneta Ejupi.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se kanë nisur hetimet lidhur me rastin.
“Rreth orës 16:00,kemi pranuar informatën se një person (femër) ka rënë nga një objekt në lagjen Lakrishtë, në Prishtinë dhe e njëjta ka vdekur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, tha Ahmeti.