Një tjetër banor i shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” ka shprehur hapur ndjenjat që ka për bukuroshen Danja Koka.
Ka qenë regjizori Aldo Marku, i cili në këtë edisioc ka patur një shoqëri të ngushtë me Danjën deri në momentin që mes tyre ndodhi një shkëputje e shoqëruar me zënka e debate të vazhdueshme.
Gjatë një bisede mes njëri-tjetrit, Aldo i ka rrëfyer Danjës për ndenjat që i kanë lindur spotanisht, duke shtuar se kjo ka qenë dhe arsyeja që mes tyre ka ndodhur distanca.
“Shpresoj ta marrësh me qetësi këtë që do të them. Ka disa kohë që po mendoj… Po thoja më parë se ndjenja lind, nuk ke çfarë i bën. Besoj që nga momenti që jemi shkëputur, shkëputja ka ardhur për një arsye tjetër. Jo sepse pëlqeja Rezin apo dikë tjetër, por sepse papritur fillova të ndiej disa gjëra që s’duhej t’i ndieja ndaj teje! Gjëra që e kalojnë raportin shoqëror. Nuk e kontrolloj dot, nuk kam çfarë t’i bëj. Por edhe unë kam parë diçka nga ti… shikime të një natyre që mbase… më kupton?”, është shprehur Aldo.
Ndërkohë kujtojmë dhe G Banin, i cili gjithashtu i shprehur hapur Danjës pëlqimin që kishte për të. Danja Koka është në një lidhje disa vjeçare me Redin Xhelin, i cili në një moment ka reguar i revoltuar lidhur me këto dinamika brenda shtëpisë.


