Tragjike: Qëllohet me armë zjarri për vdekje rreshteri policor Muhamed Lika në Kaçanik – dalin detaje rreth rastit

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e djeshme qytetin e Kaçanikut, ku rreshteri i policisë, Muhamed Lika, është vrarë me armë zjarri në hyrje të banesës së tij.

Polici është qëlluar disa herë nga persona ende të panjohur dhe fatkeqësisht nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.