Xheneta Fetahu nuk e ka ndërmend të ndalet, plas bombën, nxjerr përgjimet telefonike me Drilon Ramën

Xheneta Fetahu ka “plasur bombën” duke bërë që të përfshihet në një tjetër skandal publik.

Xheneta ka publikuar disa biseda telefonike të incizuara me Drilon Ramën, fituesin e BBVK, duke e akuzuar atë për ngacmime seksuale dhe kërcënime.

Në audio-përgjimet e publikuara, Driloni dëgjohet duke i kërkuar takim Xhenetës në orët e vona të natës, si dhe shprehet se nuk ka më interes për Sarën Kolamin, vajzën me të cilën krijoi një lidhje brenda shtëpisë së BBVK 3.

Në një pjesë të audios, Driloni i drejtohet Xhenetës me fjalët: “S’kam takuar askënd nga Big-u sepse s’dua të merrem me askënd më, përveç teje Xhenetë. A duhet ma ardh pa të pyet a? Qysh bre Xhenetë s’po del (në takim). Po du me t’pa live e jo veç me ta dëgju zërin. Me të kallzu drejt më ka marr malli veç për ty”.

Sipas Xhenetës, ajo vendosi t’i publikojë këto incizime pasi ishte e kërcënuar nga Driloni dhe menaxheri i vet.