Dalin detaje nga jeta e Nexhmijes që privua nga jeta, kjo ishte komplet familja e saj

Nexhmije Haradini, mbeti e vrarë dje në Stanoc të Vushtrrisë.

Gruaja dyshohet se është vrarë nga i dyshuari 58-vjeçar, Arsim Morina,  i cili më pas bëri vetëvrasje.

Njëri nga të afërmit e të ndjerës, Rrahim Ajeti tregoi për emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, se viktima ishte e shoqëruar së bashku me një shoqe dhe vajzën e saj të mitur, e cila ishte dëshmitare e gjithë skenës së vrasjes.

E ndjera ka lënë pas tre fëmijë, një djalë mbi 18 vjeç dhe dy vajza të moshës 12 dhe 16 vjeçare, tregoi Ajeti.

https://www.youtube.com/watch?v=gZaNp6phbkg