“Pastrohet” vendi ku u vra Nexhmija, dalin pamjet e rënda nga Stanoci i Vushtrrisë

Ka filluar procedura e pastrimit të njollave të gjakut në nënkalimin në Stanoc, aty ku u privuan nga jeta dy persona.

Ekipet përkatëse po bëjnë largimin e gjakut.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë së Mitrovicës, Valon Preteri.

“Dyshohet se fillimisht burri ka privuar nga jeta një grua, e më pas dhe vetën”, tha Preteri.