Sapo kanë ardhur prej jashtit,  familjarët e burrit që vrau Nexhmijen të tmerruar nga ngjarja

Këtë të martë, familja ka hapur dyert e mortit për 58-vjeçarin Arsim Morina, pronar i furrës “Diellza” në Milloshevë.

Morina dyshohet se ka privuar nga jeta Nexhmie Haradinën, punonjëse në biznesin e tij.

Një ditë pas ngjarjes tragjike, vëllëzërit e të dyshuarit kanë hapur dyert e të pames, e të cilët pas kamerës kanë dhënë pak detaje lidhur me ngjarjen tragjike.

“Nuk dimë gjë, sapo kemi ardhur prej jashtit (i referohen diaspores). Nuk kemi qenë këtu, nuk dimë gjë. Sa e kemi hapur të pamen…”, ka thënë shkurt njëri nga vëllëzëzërit e viktimës.

“Jemi me hapa, të rënduar, në gjendje të vështirë, nuk dimë asgjë, hiç asgjë”, ka thënë një tjerër familjarë i Morinës.

Mësohet se Morina ka lënë pas vetes vetëm bashkëshorten dhe dy vajza.