Flet mixha i Arditit të vrarë, i përloti të gjithë – ka edhe dy fjalë për dorasin

Familja Zymeri nga fshati Shtitaricë i Vushtrrisë sot ka hapur të pamen për 19-vjeçarin A.Z, i cili dyshohet se u privua nga jeta mbrëmë nga i dyshuari B.D.

Arsyet e motivit sipas familjes së 19 vjeçarit ende s’dihen.

Në lidhje me rastin axha i viktimës, Nysret Zymeri ka thënë se nuk i dinë arsyet dhe se djali i tyre nuk kishte telashe me askënd.

“Arditi ka qenë djali i vëllaut. Informatë zyrtare nuk kemi deri më tani. Nuk e dimë se si ka ndodhur, të keqe nuk kemi pasur me askënd. Nuk kemi pasur me njeri të gjallë asnjë fjalë të keqe, ne nuk e kemi pritur, e kemi ditur që e kemi një armik, por këndej nuk kemi pritur asgjë”.