Ndryshon ndjeshëm rezultati nga KQZ-ja, partia e Kurtit nga 55% bie në “tokë”

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka nisur publikimin e rezultateve preliminare të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.

Deri tani janë numëruar mbi 50 për qind të votave.

Nga kjo përqindje Lëvizja Vetëvendosje ka 37.50% të votave.

 

Partia Demokratike e Kosovës është në vend të dytë me 29.80% të votave.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka 16.29% të votave.

Ndërsa koalicioni i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nismës Socialdemokrate dhe të tjerëve ka 7.92% të votave.