Personi që theri vëllanë në Prishtinë, është duke u trajtuar në QKUK.
Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla ka bërë të ditur, se gjendja e tij aktualisht është stabile.
“Një i lënduar me armë të ftohtë është duke u trajtuar në Qendrën Emergjente, për momentin janë duke iu kryer ekzaminimet e duhura. Gjendja është stabile”, është shprehur ai.
Dyshohet se bëhet fjalë për personin i cili theri me thikë për vdekjen vëllanë e tij në Prishtinë, mirëpo policia s’ka dhënë ende detaje në lidhje me këtë rast.