Hoxhë Enis Ramës i ka vdekur nëna, e këtë e ka bërë të ditur vet ai, përmes rrjetit social, Facebook.
Ai ka njoftuar se varrimi i saj do të bëhet nesër nga ora 15:30 në varrezat e Shipolit. “Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!
Syri loton e zemra mërzitet, por nuk themi asgjë tjeter veçse asaj çka është Allahu i kënaqur”.
“Të nderuar, ju njoftoj se ka ndëruar jetë nëna ime e dashur. Allahu e mëshiroftë dhe na bashkoftë në vendin ku nuk ka ndarje pas ribashkimit!
Varrimi i nënës është nesër në ditën e xhuma nga ora 15:30 në varrezat e Shipolit”, ka shkruar Rama.