Policia serbe ka vrarë sot kosovarin, Faton Hajrizin i cili u arratis nga burgu dhe dyshohet se vrau policin Nikolla Krsmanoviq dhe plagosi kolegun e tij në Loznicë.
Për “Informer”, një dëshmitar, Miroslav Milutinoviq, ka folur rreth rastit.
“Ka ndodhur që andej kalonin mërgimtarët, duke shkuar në rrugën e kodrave dhe të pyllit. Nuk mbylla sytë, kemi edhe fëmijë të vegjël që jetojnë atje. Qentë u qetësuan, por sot kunata ime ishte në rrugë dhe na tha se një burrë i panjohur e pyeti në anglisht: “ku është Mali i Zi”. Ajo nuk e njohu për momentin dhe iu përgjigj. Ai u largua, ajo nuk vuri re asgjë, por daja që ishte aty i tha: mirë, ky është ai i televizorit. Ajo ishte shumë e ftohtë – thotë Militinoviç.
Menjëherë pas kësaj mbërriti policia. U dëgjuan të shtëna dhe ai u vra. Me atë rast është gjetur edhe arma me të cilën ka qëlluar policia.